LAJMI I FUNDIT:

Turqit pretendojnë se gjithçka është një mashtrim: A do të pezullohet Demirali pas festës së diskutueshme?

Turqit pretendojnë se gjithçka është një mashtrim: A do të pezullohet Demirali pas festës së diskutueshme?

Pas informacioneve të djeshme (e enjte) për suspendimin e mbrojtësit turk, Merih Demiral, për duelin e çerekfinales së Kampionatit Evropian, mediat nga ky vend thonë se ende asgjë nuk ka përfunduar.

Gazeta gjermane Bild raportoi dje se Demiral u pezullua për dy ndeshjet e ardhshme pas një festimi të diskutueshëm në ndeshjen kundër Austrisë.

Mbrojtësi turk shënoi dy gola për Turqinë në fitoren 2-1 ndaj Austrisë, duke festuar golin e dytë duke ngritur duart lart dhe duke treguar ‘përshëndetjen e Ujqërve Gri’, një grup ultra-nacionalist turk.


Festimi mund t'i kushtojë Merih Demiralit me dy ndeshje - shkruan mediumi gjerman
Lexo po ashtu Festimi mund t'i kushtojë Merih Demiralit me dy ndeshje - shkruan mediumi gjerman

UEFA nisi menjëherë një hetim dhe dje gazeta Bild njoftoi se UEFA e pezulloi Demiralin për dy ndeshjet e ardhshme. Kjo vlen për çerekfinalen e nesërme kundër Holandës, si dhe gjysmëfinalen eventuale nëse Turqia avancon.

Mirëpo, mediat turke u befasuan nga ky informacion. Përgjigje kërkuan nga Federata e Futbollit të Turqisë, nga ku deklarojnë se lajmi nuk është i vërtetë.

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka afat deri në mëngjesin e sotëm për të paraqitur mbrojtjen e saj, kështu që vetëm atëherë UEFA do të shqyrtojë dënimin për Demiralin. Të paktën nëse duhen besuar mediave turke, të cilat aktualisht janë në Gjermani me kombëtaren.

“Mënyra se si e festova golin ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra atë gjest. Kam parë njerëz në stadium me të njëjtin gjest, nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, ka thënë Demiral pas ndeshjes me Austrinë dhe tregoi me gisht se ai shpreson që të ketë një mundësi tjetër për të treguar këtë përshëndetje.

Kjo do të thotë se një ditë para ndeshjes mes Turqisë dhe Holandës, ende nuk dihet nëse kjo hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme do të jetë në garë për paraqitjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori