LAJMI I FUNDIT:

Turqia premton luftë kundër ISIS-it edhe pas tërheqjes së SHBA-së nga Siria

Turqia premton luftë kundër ISIS-it edhe pas tërheqjes së SHBA-së nga Siria

Turqia u zotua se lufta kundër Shtetit Islamik (ISIS) nuk do të ngadalësohet, edhe pas tërheqjes së SHBA-së nga Siria, ku rebelët e mbështetur nga Ankaraja përforcuan pozicionet e tyre rreth qytetit të Manbij.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Tajip Erdogan hodhi poshtë shqetësimet se tërheqja e urdhëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të lejonte Shtetin Islamik të rifitonte territorin e humbur në Siri, gjatë këtyre viteve të betejës.

“Si pjesë e koalicionit global për të mposhtur ISIS, ne do të dëshironim të shprehim përsëri se nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë në tokën siriane, tokën e Irakut ose tokën turke”, tha Kalin në një konferencë shtypi.


Ai shtoi se nuk do të ketë përçarje apo ngadalësim të luftës kundër grupit militant.

Erdogan dhe Trump ranë dakord në një telefonatë të dielën për të vendosur një koordinim ushtarak dhe diplomatik për të parandaluar një vakum të fuqisë që të zhvillohet pasi Shtetet e Bashkuara të tërhiqen.

Një komision i zyrtarëve ushtarakë të SHBA do të vizitojë Turqinë këtë javë për të diskutuar hollësitë e tërheqjes me homologët e tyre, tha Kalin, duke shtuar se Turqia do të rriste koordinimin edhe me Rusinë në Siri.

Rusia mbështet Presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia ka mbështetur rebelët që luftojnë kundër tij. Të dy vendet arritën një marrëveshje në shtator për të krijuar një zonë të çmilitarizuar në rajonin Idlibit, bastioni i fundit i madh rebel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori