Turqia është në bisedime me palët ndërluftuese në Sudan për një armëpushim, tha sot ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavushoglu.
“Të dyja palët në Sudan janë vëllezër tanë. Pse duhet të mbajmë anë këtu? Ne po negociojmë me të dyja palët, po negociojmë për të ndalur konfliktin”, tha Çavushoglu në një ngjarje në provincën Antalya të Turqisë.
Çavushoglu shtoi se ai pret që sot të arrihet një armëpushim.
Sipas Anadoly Agency, ai tha se shumë vende, përfshirë ato në Evropë, kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për të evakuuar qytetarët e tyre nga Sudani.
Luftimet vazhduan në ditën e pestë midis ushtrisë sudaneze dhe luftëtarëve të formacionit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në kryeqytetin Khartum dhe zonat përreth, duke lënë të paktën 270 të vdekur dhe 2.600 të tjerë të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa RSF-ja akuzoi ushtrinë se kishte sulmuar forcat e saj në jug të Khartumit me armë të lehta dhe të rënda, ushtria tha se forca paraushtarake po “përhap gënjeshtra” dhe e shpalli atë grup “rebel”.
Një mosmarrëveshje midis ushtrisë dhe RSF-së në lidhje me reformën e sigurisë ushtarake, e cila parashikon “pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri”, shkaktoi rritje të tensioneve muajt e fundit.
Mosmarrëveshja midis dy palëve doli në sipërfaqe javën e kaluar, kur ushtria tha se veprimet e fundit nga RSF-ja kanë ndodhur pa koordinim dhe ishin të paligjshme.
Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, hap ky i cilësuar nga forcat politike si “grusht shteti”.
Periudha e tranzicionit në Sudan, e cila filloi në gusht 2019, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhje në fillim të vitit 2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova