LAJMI I FUNDIT:

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ndërkaq ky i fundit konfirmoi mbështetjen e shtetit turk për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në NATO.

Konjufca uroi ambasadorin Angılı për detyrën e re dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira e se ato bazohen në miqësi të kamotshme, partneritet strategjik dhe respekt të ndërsjellë.

Gjithashtu i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmeteve që goditën Turqinë, duke theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk në këto ditë të vështira.


Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës.

Ambasadori Angılı e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe njëherësh ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO, por edhe në institucione dhe organizma tjerë ndërkombëtarë.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angılı shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori