Autoritetet turke kanë arrestuar një burrë që konsiderohet si i dyshuar në vrasjen në korrik të presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, ka thënë ministri i jashtëm i Haitit, Claude Joseph.
I dyshuari, Samir Handal, një biznesmen, u arrestua në aeroportin e Stambollit herët të hënën, ku mbërriti tranzit nga SHBA-ja në Jordani, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Arrestimi i tij u njoftua nga autoritetet në Haiti më vonë të hënën.
Moïse, një ish-biznesmen 53-vjeçar që mori detyrën në vitin 2017, u qëllua për vdekje në banesën e tij private dhe gruaja e tij u plagos në sulm.
Një grup mercenarësh kolumbianë dolën si të dyshuarit kryesorë edhe pse askush nuk është akuzuar apo dënuar në lidhje me rastin.
“Sapo pata një bisedë telefonike me ministrin turk, mikun tim Mevlüt Çavuşoğlu, për të falënderuar Turqinë për arrestimin e Samir Handal, një prej personave me interes të madh në hetimin e vrasjes së presidentit”, shkroi Joseph.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke përfshirë nëse Haiti do të kërkonte ekstradimin e tij.
Më shumë se 40 të dyshuar janë arrestuar deri më tani në lidhje me vrasjen e Moïse, duke përfshirë 18 ish-ushtarë kolumbianë dhe disa oficerë policie haitiane.
Vrasja e Moïse thelloi paqëndrueshmërinë politike në vend. Pas vrasjes, Haiti u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2 në gusht që vrau më shumë se 2200 njerëz, një rritje e dhunës së lidhur me bandat dhe një mungesë e madhe karburanti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij