Turpi që do ta ndjekë Eto'on për gjithë jetën: Përjashtoi një yll nga kombëtarja për të ruajtur rekordin e tij

Sulmuesi legjendar i Kamerunit, Samuel Eto'o, bëri një veprim krejtësisht të pabesueshëm përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të luajë edhe kombëtarja e Kamerunit.
Sipas mediumit britanik The Sun, Eto'o u akuzua në Kamerun se, si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, ai ndikoi te trajneri David Pagou për të hequr Vincent Aboubakar nga lista.
Bëhet fjalë për futbollistin legjendar të Portos dhe Besiktasit dhe ikonën e kombëtares së Kamerunit, i cili sot luan për Neftçi Baku në Azerbajxhan.
Pse e bëri Eto'o këtë? Arsyeja është e thjeshtë. Konkretisht, Aboubakar kërcënon të thyejë rekordin që Eto'o mban si futbollisti më i madh kamerunas i të gjitha kohërave.
🚨 Samuel Eto'o is accused of dropping striker Vincent Aboubakar from Cameroon’s Afcon squad to stop him from breaking Eto’o’s scoring record, as per The Sun.
· According to reports, Eto’o, now president of the Cameroonian federation, allegedly influenced the decision to omit… pic.twitter.com/hKh6jJQJhg
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) December 11, 2025
Aboubakar aktualisht ka 45 gola në 117 ndeshje për ekipin kombëtar dhe Eto'o kishte frikë se mund ta kalonte rekordin e tij prej 56 golash në 118 ndeshje, gjë që ndikoi në vendimin e trajnerit për të mos e thirrur sulmuesin e fuqishëm në Kampionatin e ardhshëm Afrikan.
Kupa e Kombeve të Afrikës fillon më 21 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 janar, me Kamerunin që garon në Grupin F së bashku me Gabonin, Mozambikun dhe Bregun e Fildishtë. /Telegrafi/
💥 Samuel Eto'o, Kamerun formasıyla gol rekorunun geçilmemesi için Vincent Aboubakar'ı milli takım kadrosuna aldırmıyor. (The Sun)
🇨🇲 Samuel Eto'o - 56 gol
🇨🇲 Vincent Aboubakar - 45 gol pic.twitter.com/5mq8HqpAEF
— Nexus Sports (@nexustransfer) December 11, 2025





















































