Një paraqitje fenomenale ofensive e Schalkes jashtë shtëpisë bëri që gjermanët të ndajnë në gjysmë kampionin e Evropës, Interin, ndërsa kjo nuk ishte asgjë më shumë se sa ajo që ata merituan ndaj zi-kaltërve...
Para ndeshjes u tha se do të ishte shumë sfidë e lehtë dhe ishte. Është thënë se do të ishte ecje nëpër natyrë dhe kështu ndodhi. Por, pas një nate fantastike në San Siro, është kampioni i Evropës, Interi, ai që tani i nevojitet një mrekulli në ndeshjen kthyese për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përderisa Schalke tani është duke e festuar fitoren sensacionale prej 5-2.
Me të dyja ekipet të cilat bënë më të mirën për t’i dhënë mësim Evropës se si të mos mbrohesh, ishin Mbretërit e Kaltër ata që konkretizuan gjithçka, ishin më të uritur dhe thjeshtë luajtën më mirë në një mbrëmje ku Nerazzurët absolutisht u ndanë në gjysmë.
Kur Dejan Stankovic e kaloi Interin në epërsi pas 25 sekondash me mrekullinë më të fundit në koleksionin e golave të tij nga gjysma e fushës, u duk se tashmë fituesi ishte përcaktuar. Dhe ky mendim vërtitej edhe nëpër mendjet e lojtarëve të Interit, pasi ata shfaqën një paraqitje sikurse pothuajse e kishin siguruar fitoren. Ata shumë shpesh shikuan Alexander Baumjohannin dhe Jose Manuel Juradon se si gjenin hapësira nëpër mbrojtje dhe mesfushë pa qenë në presion.
Goli i barazimit i Joel Matip riktheu Nerazzurët fuqishëm në lojë, por deri në momentin kur Esteban Cambiaso asistoi te Diego Milito për golin e epërsisë, pasi që më pas armata e Leonardos u tërhoq dhe u dënua rëndë.
Edu i cili shkatërroi Andrea Ranocchian në ajër nga fillimi deri në fund, gjeti hapësirë mes Chivus dhe Zanettit me argjentinasin i cili është dashur ta mbyllë Farfanin, për ta goditur më pas topin i cili u ndal nga Cesar, por vetëm për t’u kthyer përsëri te Edu, i cili shumë më krenar se sa mbrojtja vendase, ia arriti të shënojë dhe kjo jo për herë të parë.
Me lëvzishmërinë nga e cila po vdiste Interi, Raul shpërblehet pas pjesës së parë, pasi depërtimi i tij i mrekullueshëm dhe finishi prej një Zoti të sulmit pa dyshim se e bën golin e tij më të mirë se të Sankovicit. Pas katër minutash Jurado shkoi në krahun e djathtë për të harkuar, ndërsa e pa krosimin e tij të shndërruar në gol nga Ranocchia. Nuk ishin kartoni i kuq i Chivus apo goli i dytë i Edus të nevojshëm për të kuptuar se ndeshja ishte e vdekur dhe e djegur.
Për rrjedhën e takimit të mos flasim më, sa e dhimbshme aq e tmerrshme. Pas ndeshjes një qetësi vërtitet në mendjet e Nerazzurëve, loti vetëm sa nuk fillon të derdhet nga sytë e Leonardos dhe Nerazzurëve në Curva Nord. E gjithë Italia ishte në shok, duke mos besuar se skuadra më e fortë është poshtëruar në këtë mënyrë. Në Gjermani ende nuk u besonin syve se çfarë arriti Schalke. Mediumet gjermane e quajnë rezultatin e arritur nga skuadra nga Gelsenkirchen si “Mrekullinë e Milanos”, duke e krahasuar me “Mrekullinë e Bernit”, kur Gjermania fitoi Kampionatin Botëror pas një rikthimi sensacional ndaj atëkohë Hungarisë super të fuqishme.
Interi është më në fund rrafsh për tokë, i shkatërruar, i rraskapitur dhe i sakatosur. Puna prej katër muajsh, suksesi, golat, të gjitha kanë rënë në ujë vetëm për katër ditë. Së pari Milano dhe së dyti Schalke. Dhe pa dyshim fajtori për këtë gjendje është njeriu të cili e shihni në foton kryesore, Leonardo.
Leonardo duhet ta di se Interi nuk është Milani dhe se Mourinho ndërtoi një skuadër të bazuar në lojë kolektive. Ashtu si te Milani ku e kishte Ronaldinhon, Leonardo shfrytëzoi Eto’on si njeriun kryesor, bartësin kryesor të lojës, ndërsa me një Eto’o nuk mund të fitosh tituj. Është skuadra ajo që e bën atë punë. Pos tjerash, naiviteti i treguar në fazën defensive nga Leonardo është për t’u çuditur, në mos për t’u habitur, pasi Interi shquhej me lojë të përkryer defensive.
Interi bëri heroizma në Munich, ndërsa në Gelsenkirchen i duhet një mrekulli me një fitore prej katër golash diferencë. Kjo thjeshtë nuk do të ndodhë. Ralf Rangnick ia arriti që me një mbrojtje stabile dhe mesfushë të gjallë, ta bëjë Leonardon të dështojë. Thiago Motta dhe Cambiasso edhe një herë treguan se nuk ekziston kompatibilitet mes tyre, pasi e kanë lënë mbrojtjen të pa mbuluar, kurse në mbrojtje ishin lojtarë të cilët nuk luajtën për një kohë të gjatë.
Schalke nuk është Bayern. Kualifikimi i Interit në çerekfinale nuk ndodhi për shkak të ndonjë heroizmi të caktuar, apo shpirti luftarak, por për shkak të dështimit të bavarezëve. Schalke sigurisht se nuk do të gabojë.
Në dy ndeshjet e fundit Leonardo e ka treguar se nuk është njeriu ideal për t’iu nxjerrë nga ndonjë krizë taktike, përderisa Schlake tani mund të mendojë për gjysmëfinalen ndaj Manchester Unitedit ose Chelseat. Tek e fundit, do të duhej që të përjetonim një natë edhe më shokuese se sa ajo e të martës në mënyrë që Interi të kualifikohet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Ish-lojtari i Barcelonës tregoi pamjen e këmbës pas një dëmtimi të rëndë, muskujt i kishin humbur plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë