Turizmi në zonat rurale po njeh një rritje të shpejtë në Shqipëri, por sipërmarrjet e vogla thonë se po përballen me mjaft sfida. Në disa zona mungon infrastruktura rrugore ndërsa familjet që po ngrenë shërbime turistike kanë nevojë për mbështetje. Ekspertët e agroturizmit thonë se duhet mbështetur jo vetëm promovimi i bujtinave që presin turistë, por të nxitet edhe tregu i prodhimeve tradicionale të zonave rurale.
Në fushën e Nepravishtës poshtë pamjeve madhështore të malit të Buretos, Gëzim Shuti vendosi pesë vite më parë që një fermë të vogël ta kthente për të pritur edhe vizitorë vendas dhe të huaj.
Me ngritjen e strukturave të para për fjetje familja Shuti tërheq tani interes me përvojën e jetës në fermë, por edhe peisazhit dhe qetësisë.
“Nisi si një provë, por me rritjen e interesit shtohet kërkesa për mjedise të reja fjetjeje dhe shërbimi”, thotë Gëzimi, i cili pjesën më të madhe të jetës ka punur si traktorist.
“Në vitin 2019 ishte ideja e fëmijëve meqë kishin parë modele të tilla dhe thanë pse të mos e bëjmë dhe ne provë. Ndërtuam njërën godinë si fillim dhe pas dy – tre vitesh thamë të bëjmë dhe një godinë tjetër. Qetësi është, prodhimet pothuajse janë që të gjitha të fermës”, tregon ai për Zërin e Amerikës.
Kapaciteti i fermës është i vogël me tetë persona për një natë dhe familja nuk e ka mundësinë financiare të rrisë fermën, thotë Gëzimi .
“Ka gjithmonë kërkesa. Kishin për të ardhur këtë javë 20 persona por s`kemi ku i strehojmë, kapaciteti i fermës është 8 persona. Turistët vijnë nga shumë vende por më shumë janë gjermanë, italianë dhe spanjollë”.
Gëzimi thotë se ka marrë premtime nga programet mbështetëse shtetërore për agrobiznesin dhe shpreson që ato të bëhen realitet.
“Kanë ardhur dhe na kanë premtuar, mirë do të ishte. Kemi nevojë të mbështetemi për të shtuar shërbimet , sidomos për fjetjen për ta zgjeruar aktivitetin”.
Bujtinat janë vende mikëpritëse dhe përfaqësojnë një traditë të shquar shqiptare, thotë Besnik Ismailati, me një përvojë të gjatë në agrobizes dhe autor i disa botimeve në këtë fushë.
“Bujtina është një biznes familjar ku unë që vij këtu gjej mikëpritjen, gjej ushqimin familjar , por nga ana tjetër bujtinat shfrytëzojnë dhe ndihmojnë ekonominë përreth qoftë lidhur me prodhimet bujqësore edhe ato blegtorale.”
Libohova, thotë zoti Ismailati, është e njohur në Shqipëri për pasuritë e saj dhe kjo rrit mundësinë për t’i zhvilluar këto sipërmarje.
“Libohova ka një mal që është Mali i Buretos. Është i njohur jo vetëm për pamjen e tij fantastike dhe mund të quhet ‘ballkoni’ i parë i Luginës së Drinos së bashku me kalanë mbi qytet. Ky mal është shumë i pasur. Bimë mjekësore mund të ketë në shumë zona në Shqipëri por çaji i malit të Buretos është një bimë endemike që rritet në lartësinë të paktën mbi 1600 metër. Kemi sherebelën e Buretos e cila është një bimë mjekësore mjaft e lakmuar, kemi gjithashtu edhe rigononin që përdoret për gatimet tradicionale. Së dyti Libohova ka kullota polifite që kanë bimësi bishtajore dhe graminore të kombinuara në përqindje të caktuar që i japin një shije të veçantë mishit, qumështit dhe produkteve blegtorale. Libohova njihet për djathin e saj të famshëm”.
Në afërsi të kalasë së Libohovës, Agush Hide punon familjarisht në një sipërmarrje turistike të hapur këtë vit. Agushi që organizon edhe udhëtime në malin e Buretos thotë se nga maji kur bujtina është hapur ka zgjuar interes tek turistët.
“Jemi në muajt e parë dhe duke testuar si aktivitet. Mund të themi se jemi të kënaqur. Prurjet turistike kanë luhatje sidomos tani me afrimin e dimrit por kemi ecur shumë mirë deri tani me rezervimet”, tregon ai.
Agushi thotë se është një përvojë e re dhe sipërmarrja ka mjaft sfida.
“Ne ishim në një tokë të pashkelur sepse nuk e kishim provuar më parë se si ishte të aktivizoheshe në pritjen e turistëve. Vendi këtu na favorizon sepse është një pikë strategjike siç është hyrja e kalasë së Libohovës. Anën e guzhinës tradicionale e kishim nga familja dhe kjo na lehtësoi pak atë ankthin e fillimit se si do të shkonte sipërmarrja”.
Zoti Hide thotë më tej se sipërmarrje të tilla kanë nevojë për promovim.
“Ajo që i duhet bujtinës apo e çdo vendi tjetër që ka të bëjë me turizmit është promovimi”.
Ndërsa eksperti i agrobiznesit Besnik Ismailati thotë se bujtinat duhen mbështetur për të tërhequr prodhimet bujqësore dhe blegtorale të zonës për të ndihmuar ekonominë e dhjetëra familjeve të tjera të këtyre zonave.
Programe të caktuara shtetërore duhet të orientohen që aktivietet për turizmin t`i zhvillojnë pranë këtyre sipërmarrjeve, thotë zoti Ismailati.
Sipas ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit rreth 4.5 milionë vizitorë frekuentuan Zonat e Mbrojtura dhe pasuritë kombëtare natyrore në Shqipëri në periudhën Janar-Shtator të këtij viti. Turizmi në zonat ruale shihet nga ekspertët si një nga sektorët më të shëndetshëm të ekonomisë shqiptare ndonëse ende me një kontribut të vogël në krijimin e të ardhurave.
Siasa ekspertëve më nxitjen e këtyre shërbimeve në zona natyrore qeveria paralelisht duhet të frenojë ndërtimet pa kriter dhe cënimin e zonave natyrore nga shërbime që bien ndesh me vlerat ekoturistike./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë