Segmenti i turizmi kulturor ka shënuar rritje më të fortë sesa sektori i turizmit në tërësi në Shqipëri.
Shifrat zyrtare tregojnë se numri i vizitorëve në institucionet kulturore u rrit me 69 për qind në janar-maj 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për vizitueshmërinë në muze, kala e monumente të tjera si dhe parqe arkeologjike.
Konkretisht deri në fund të majit ishin mbi 350 mijë vizitorë teksa një vit më parë ky numër ishte 216 mijë. Vetëm në maj 2024 ishin 165 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me majin 2023.
“Gjatë muajit Maj 2024 institucionet tona të kulturës janë vizituar nga 165,813 vizitorë, vlerë kjo e rritur në masën 46% krahasuar me muajin Maj të vitit paraardhës.
Në 5 mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve është 350,772. Numrin më të madh të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur Kalaja e Gjirokastrës, ku numri i vizitorëve në këtë kala ka zënë 17.7% të totalit i ndjekur nga Parku Arkeologjik Shkodër, që zë 15.4% të totalit të vizitorëve për muajin Maj; ndjekur nga Muzeu I Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti në Krujë” thuhet në statistikat e publikuara nga Ministria ne Turizmit dhe Mjedisit.
Institucionet kulturore
Muzetë në vend janë 12 në total dhe nga janari në maj 2024 u vizituan nga 145 mijë vizitorë apo me një rritje 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it. Në krye qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti me 55 mijë vizitorë apo dy herë më shumë se një vit më p-arë.
Pas tij vjen Muzeu Historik në Tiranë që në 5 mujor shënoi rritje me 34.8 për qind por në maj 2024 shënoi një rënie me 80 për qind në raport me majin 2023. I treti është Muzeu i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 24 mijë vizitorë apo 69 për qind më shumë se janar-maj 2023.
Sa i takon kalave në total janë tetë të renditura me një numër vizitorësh prej 66 mijë apo rritje me 60 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga numri i vizitorëve është Kalaja e Gjirokastrës me 50.4 mijë vizitorë apo një rritje 52 për qind në raport me janar -maj 2023.
Në vendin e dytë është Amfiteatri në Durrës me 7 mijë vizitorë apo një rritje 49 për qind dhe pas tij Torre Venenciane në Durrës me 4673 vizitorë.
Në listën e Parqeve Arkeologjike janë 9 në total me një numër prej mbi 136 mijë vizitorë në janar-maj 2024 apo një rritje 53 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga vizitueshmria është Parku Arkeologjik Shkodër me 51.7 mijë vizitorë apo 32 për qind më shumë se janar-maj 2023.
Në vend të dytë është Parku Kombëtar Butrint me mbi 38 mijë vizitorë deri në fund të majit apo 79 për qind më shumë se në 2023-in dhe i treti Parku Arkeologjik Apolloni mbi 37.5 mijë vizitorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit