LAJMI I FUNDIT:

Turizmi kosovar i lidhur me turizmin shqiptar dhe rajonal (Video)

Turizmi kosovar i lidhur me turizmin shqiptar dhe rajonal (Video)

“Me gjithë trendin në rritje të turizmin në Kosovë, kemi shumë për të bërë në këtë drejtim”, thotë zëvëndësministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku.

Çeku shprehet se Kosova i ka të gjitha mundësit që të futet në paketën rajonale të turizmit dhe të përmbush kërkesat e kësaj pakete.

“I kemi të gjitha përveç detit”, thotë Çeku duke shprehur dhe një platformë që do ndiqet për ta zhvilluat edhe në Kosovë këtë degë të fuqishme të ekonomisë.


“Qëllimi ynë është bashkëpunimi rajonal në fushën e turizmit, përmes paketave turistike rajonale me të cilat të konkurrojmë dhe në tregun botëror të turizmit, duke nxitur operatorët tanë turistik që të hidhen në veprim”, thotë ai, duke theksua se këta operator akoma janë të pakët dhe të pa orientuar mirë në Kosovë.

Kosova ka resurse të konsiderueshme turistike, thotë Çeku duke përmendur vlerat e saj kulturore dhe historike, bukuritë natyrore të alpeve kosovare apo të Malit të Sharrit me Brezovicën ose Bredhorin, siç i thonë në shqip.

Sipas tij, Kosova ka një zhvillim të konsiderueshëm edhe në infrastrukturën rrugore këto vitet e fundit, duke bërë të mundur lëvizjen sa më lirshëm të vizitorit.

Kosova ka dhe një histori të vjetër dhe të re që bënë kurioz shumë vizitorë të huaj që ta shohin nga afër ndryshimin.

“Rëndësia e operatorit turistik privat në këtë përqasje është vendimtare”, thotë Çeku, shkruan ATSH.

“Bashkëpunimi turistik me Shqipërinë dhe vendet fqinje është prioriteti ynë kryesorë në zhvillimin e turizmit kosovar dhe integrimin e tij”, në rajon thotë Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Politikë
Lobimi në SHBA, 6 milionë euro – Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit shqiptar

Lobimi në SHBA, 6 milionë euro – Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit shqiptar

Lajme
Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Kalo në kategori