Turisti anglez bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, dyshohet se ishte i dehur

Një djalë i ri nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
21-vjeçari me iniciale Z.C. me shtetësi angleze u rrëzua nga kati i 3 i hotelit dhe mbeti i plagosur.
Ai u dërgua në spitalin e Himarës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga
Telegrafi
01/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































