Mëngjesin e së enjtes, më 15 korrik, Sharka Valentia nga Çekia dhe dy shoqet e saj, filluan ecjen në bjeshkët e Rugovës.
Të pajisura me mjetet e nevojshme për alpinizëm dhe të shoqëruara nga udhërrëfyesi Fatos Katazolli, që është pjesë e Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), ato janë duke shijuar bukuritë që ofron Rugova.
“Pamjet janë mahnitëse dhe moti po ashtu është i mirë”, thotë Valentia.
Kjo është hera e parë që ajo viziton Kosovën dhe thotë që nuk do të jetë e fundit. Përveç turizmit malor, ajo thotë se i intereson edhe kultura në Kosovë.
“Ne kemi ardhur dje. Kemi vizituar Pejën. Jemi duke planifikuar po ashtu të shkojmë në Prishtinë dhe në Prizren. Dëshirojmë të provojmë të gjitha ushqimet tradicionale që përgatiten këtu. Po kënaqemi. Është një vend i ri, i paeksploruar”, tha ajo.
Katazolli çdo verë shoqëron turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Ai thotë se numër më i madh i turistëve ka filluar të vërehet pasi Qeveria e Kosovës bëri lehtësimin e masave kundër COVID-19. Sipas tij, vitin e kaluar, kompanitë turistike që merren kryesisht me turizëm malor, nuk kanë punuar fare, pasi nuk kishte turistë për shkak të pandemisë COVID-19 që kishte paralizuar këtë sektor. Ai tregon se këtë vit nuk kanë pritur numër kaq të madh të turistëve.
“Një vit e gjysmë nuk kemi punuar. Tash ka rritje mjaft të madhe. Pritjet tona kanë qenë për këtë vit që së paku 30 ose 40 për qind të vitit 2019 të vijnë, por siç po duket, nëse vazhdon kështu, do të kalojmë 50 për qind të turistëve që kemi pasur dy vjet më herët”, tha Katazolli për Radio Evropa e Lirë.
Ai tha se turistët që vijnë nga vende të ndryshme, përveç turizmit malor, janë të interesuar edhe për kulturën në Kosovë.
“Kryesisht për turizmin malor janë turistët nga Evropa Perëndimore, nga Gjermania, Anglia si dhe edhe nga Amerika, derisa për turizëm malor janë nga vendet arabe”, tha ai.
Mungesa e turistëve mbylli shumë biznese në vitin 2020
Për dallim nga Peja dhe turizmi malor i saj, në kryeqytet e ndiejnë mungesën e turistëve.
Jeton Latifi nga Prishtina, ka pesë vjet që e ka hapur bujtinën e tij në qendër të Prishtinës. Por thotë se vitin e kaluar biznesi i tij ka rrezikuar të mbyllet si pasojë e pandemisë nga COVID-19.
“Vitin e kaluar u mbyllën kufijtë edhe dihet si ka qenë situata katastrofale. Shumë biznese si i yni kanë falimentuar. Ne kemi mbijetuar me forcat tona, me vetëfinancim kemi mbuluar shpenzimet tona dhe na ka zënë edhe në disa pjesë të investimeve dhe është dashur të marrim borxhe, kredi për të mbijetuar. Mirëpo, për sivjet po shpresojmë që do të këndellet gradualisht”, tha Latifi.
Ai tregoi se ndonëse masat janë liruar dhe qarkullimi i njerëzve është më i madh, puna me turistë ende nuk është e kënaqshme.
“Në muajt e fundit, vërehet një lëvizje e lehtë e turistëve, që është një numër i vogël i turistëve e që rrjedhimisht nuk është diçka që na ndihmon ne të rikuperojmë dëmet që kemi pësuar vitin e kaluar”, tha Latifi.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin për çështjen e turizmit.
Turizmi i varur nga vaksina
Dëmet në turizmin ndërkombëtar, për shkak të pandemisë, mund të shkaktojnë humbje të më shumë se 4 trilionë dollarëve në Prodhimin e Brendshëm Bruto, në nivel botëror për vitet 2020 dhe 2021, është thënë në një raport të publikuar më 30 qershor nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim.
Humbjet vlerësohet se janë rezultat i efektit të drejtpërdrejtë që ka pasur pandemia në turizëm dhe në sektorët e lidhur me të.
Ky raport i prezantuar bashkë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror, ka treguar se turizmi ndërkombëtar dhe sektorët e lidhur ngushtë me të, janë përballur me humbje prej 2.4 trilionë dollarësh më 2020, për shkak të uljes së numrit të udhëtimeve të turistëve.
Humbje të ngjashme mund të raportohen edhe këtë vit, paralajmëron raporti, duke theksuar se rimëkëmbja e sektorit të turizmit do të varet nga shkalla e vaksinimit kundër Coronavirusit, në nivel botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht