Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka arritur në Pekin ku më 14 dhe 15 maj mbahet forumi i bashkëpunimit ndërkombëtar ''Një brez, një rrugë'' me qëllimin për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të nxitur investime kineze në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutiérrez, me të cilin do të takohet kryeministri Tsipras.


Sipas AIM-së, burime nga kabineti i Tsipras thonë se në takim, Tsipras dhe Gutiérrez do të flasin edhe për Maqedoninë./Telegrafi/