LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Marrëveshja e Prespës është mënyra vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt

Tsipras: Marrëveshja e Prespës është mënyra vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt

Nuk ka zgjidhje alternative për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO dhe BE, marrëveshja e Prespës është e vetmja dhe mundësi e pazëvendësueshme për të dy popujt, tha Kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë fjalimit para anëtarëve të Komitetit Qendror të SYRIZA-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të theksoj se kjo marrëveshje që kemi përpara nesh është një mundësi unike dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, por gjithashtu edhe për stabilitetin në Ballkan. Nëse fqinjët tanë refuzojnë këtë marrëveshje përmes proceseve që janë tërësisht të respektueshme nga kushtetuta e tyre, ju duhet ta din, dhe unë duhet të them sinqerisht, se nuk ka zgjidhje alternative për hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian apo në organizatat tjera ndërkombëtare në të cilat ata duan të bashkohen ose ndoshta në aleancat mbrojtëse dhe bashkëpunimet në të cilat Greqia merr pjesë ose do të marrë pjesë”, tha Tsipras.

Kryeministri grek tha se nëse nuk ka ndryshim të emrit kushtetues, “Greqia nuk do të lejojë, nuk do të pranojë hyrjen e vendit fqinjë në NATO, Bashkimin Evropian apo ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare ose në ndonjë përbërje tjetër të bashkëpunimit të sigurisë me një emër kushtetues që do të jetë Republika e Maqedonisë “.


Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, Alexis Tsipras me këto fjalë ka hedhur poshtë pretendimet e Panos Kammenos për një plan B për marrëveshje ndërkombëtare të sigurisë si alternativ e marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori