LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: I inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve nga marrëveshja e Prespës

Tsipras: I inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve nga marrëveshja e Prespës

Dua që të inkurajoj fqinjët që të vazhdojnë me proceset, me guxim dhe vendosmëri për të bërë hapin vendimtar në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja historike e Prespës, sepse nuk do të ketë mundësi tjetër, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në një deklaratë të dhënë pas dorëheqjes së pranuar të kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratë prej katër minutash, Alexis Tsipras dërgoi mesazhe në disa drejtime, si për Maqedoninë, ashtu edhe për çështjet e brendshme të Greqisë, si dhe për anëtarët e qeverisë së tij, përcjell AIM nga Athina.

“Në të njëjtën kohë dua që të dërgoj mesazh për fqinjët tanë këto ditë kanë proceset e tyre të përcaktuara me Kushtetutë, që të vazhdojnë drejtë ndryshimeve kushtetuese, ndryshimit të emrit të tyre kushtetues, siç kërkohet me marrëveshjen e Prespës. Unë dua t’i inkurajoj ata që të ecin përpara me vendosmëri dhe guxim, sepse nuk do të ketë mundësi tjetër. Unë dua të deklarojë edhe një herë se Greqia nuk do të pranojë integrimin e vendit tonë fqinj si anëtare në asnjë organizatë ndërkombëtare, në këtë rast në Bashkimin Evropian dhe NATO, me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë”, tha kryeministrit grek.


Tsipras tha se me zemër të thyer e ka pranuar dorëheqjen e Nikos Kotziasit, dhe shtoi se, vendimin që ai personalisht për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, është një mesazh i dhënë si për brenda ashtu edhe për jashtë se, nuk do të toleroj “asnjë strategji personale në linjën kombëtare në vend”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori