Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo i njohur si Trusti, menaxhon me 1 miliard e 691.2 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-qershor 2018 ka pasur performancë negative të investimeve. Në këtë përudhë Trusti ka pasur rënie të fitimeve për 13.2 milionë euro.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në raportin e saj, Sistemi Financiar, informata mujore, për gusht 2018, ka konfirmuar se investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë pasur performancë negative. “Kthimi në investim në periudhën janar-qershor, kanë qenë me minus 13.2 milionë euro”, thekson raporti i BQK-së.
Nw Trust kanë thënë se ndikimet kanë qenë për shkak të lëvizjeve negative në tremujorin e parë në SHBA.
“I gjithë ndikimi në performancën e investimeve deri në fund të qershorit erdhi për shkak të lëvizjeve negative në tremujorin e parë. Kjo erdhi për shkak se pati një rritje të theksuar të luhatshmërisë, i ndikuar kryesisht nga rritja e normave të interesit dhe fuqizimit të sanksioneve tregtare të SHBA-ve ndaj eksporteve të Kinës. Jehona e këtyre lëvizjeve në SHBA u reflektua edhe në zonat e tjera kryesore financiare, BE e Japoni, që po ashtu e mbyllen tremujorin me performancë negative”, tha zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, për Telegrafin.
E, në periudhën korrik-shtator të vitit 2018, humbjet e periudhës paraprake janë rikuperuar.
“Pra kthimi i investimeve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për periudhën 1 janar deri më 2 tetor, ka kthim bruto nga investimet prej 22.4 milionë euro”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.
Ai ka sqaruar se lëvizjet e çmimit të aksionit në tremujorin e parë nuk kanë ndikim negativ tek kontribut-dhënësit.
Ndërkaq profesori i Fakultetit Ekonomik në UP, Berim Ramosaj ka thënë për Telegrafin, se përkundër asaj që paratë e Trustit janë të investuara në kompani që nuk kanë rreziqe të mëdha, tregu i letrave me vlerë dhe i aksioneve mund të tronditet.
“Drejtuesit e Trustit janë munduar që t’i investojnë paratë në kompani që nuk kanë rreziqe të mëdha, tregjet e letrave me vlerë e të aksioneve është i tronditur, sidomos pas rënies së lirës turke”, tha ai.
Ramosaj ka thënë përkundër performancës jo të mirë në investime në përudhën janar-qershor, humbje nuk ka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel