LAJMI I FUNDIT:

Truri i femrës ndryshon gjatë shtatzënisë

Truri i femrës ndryshon gjatë shtatzënisë

Shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime në atë se si është i lidhur truri i femrës dhe t’u ndihmojë atyre të lidhen me beben.

Hulumtuesit thonë se shtatzënia e ndryshon lëvoren cerebrale, shtresën e jashtme të materies gri e cila luan rol kyç në përpunimin e informacioneve, transmeton Telegrafi.

Ky ristrukturim ndodh edhe para lindjes, ku nënat që e përjetojnë më së shumti këtë ndryshim raportojnë për lidhje më të fuqishme me beben sepse janë më të ndjeshme ndaj shprehjeve të fytyrës së bebes.


Hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në ndryshimet e trurit të nënave gjatë periudhës pas lindjes, por ky ekip nga Universiteti i Torontos, thotë se është ky është studimi i parë që i analizon ndryshimet e trurit gjatë shtatzënisë.

Pra zbulimi ka hedhur dritë mbi fenomenin e quajtur “truri i shtatzënisë” ku femrat raportojnë se harrojnë më shumë dhe bëhen më emocionale gjatë shtatzënisë.

Ideja është se ndryshimi i mënyrës se si është lidhur truri u ndihmon femrave të përqendrohen më shumë në nevojat e të porsalindurit dhe të bëhen më pak të përqendruara në atë se ku kanë mbetur çelësat e veturës – gjë e cila i bën ato nëna të mira.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Child Development’. /Telegrafi/