LAJMI I FUNDIT:

Truprojë apo mjek? Kush është burri misterioz i cili për asnjë moment nuk i ndahet Hillary Clinton-it (Video)

Truprojë apo mjek? Kush është burri misterioz i cili për asnjë moment nuk i ndahet Hillary Clinton-it (Video)

Kandidaten për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, vazhdimisht e ndjek nga pas një burrë misterioz, për të cilin shumë spekulojnë se është mjeku i saj.

Afrikano-amerikani shtatlartë, i cili shfaqet pranë Clinton gjatë çdo paraqitjeje të saj publike, duket sikur të ishte mjeku i saj por ndoshta ai ka edhe ndonjë rol tjetër, transmeton Telegrafi.

Për Hillary, shumë thonë se ajo ka pësuar sulm në tru ose mund të ketë ndonjë sëmundje të rëndë, ku simptomat e kësaj sëmundje ngjasojnë me ato të epilepsisë


Rivali i saj politik Donald Trump aktualisht është duke u marrë me çështjen e shëndetit të saj, dhe kështu ai me mbështetësit e tij flasin vazhdimisht për sjelljet e çuditshme të Hillary gjatë paraqitjeve publike.

Gjatë një mitingu në kuadër të fushatës, Hillary në një moment kishte mbetur e heshtur dhe dukej krejtësisht e humbur. Edhe pse më vonë është thënë se e kanë hutuar demonstruesit, shumë njerëz kanë pyetur nëse ajo është e aftë të jetë presidente e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë këtij mitingu në ndihmë sërish i ka dalë burri misterioz, i cili i afrohet ngadalë dhe mundohet ta qetësoi, ku më pas ajo vazhdoi fjalimin e saj.

I njëjtë burrë është vërejtur përkrah saj i veshur si anëtarë i Shërbimit Sekret, por nganjëherë ai shfaqet në rroba të thjeshta. Ai shpesh është fotografuar duke i pëshpëritur në vesh Hillaryt.

Disa prej fotografive që kanë fituar më së shumti vëmendje, janë ato ku shfaqet Hillary duke pasur vështirë të ngjitet shkallëve, ku falë ndihmës së këtij burri misterioz qëndron në skenë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YMHOcmDVBP0

https://www.youtube.com/watch?v=NXdkiaZvTVQ

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori