Trupi i Komandant Drenicës kthehet te bashkëluftëtarët e tij, në Kompleksin Memorail në Koshare

Të enjten, më 4 tetor 2018, luftëtari i lirisë, Jetullah Gashi - Komandant Drenica, rivarroset në Kompleksin Memorial në Koshare.
Kështu ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook Arian Gashi, në emër të familjes së dëshmorit Jetullah Gashi.
Postimi i plotë i Gashit:
"“JETA i kthehet prapë Koshares” Të dashur miq, shokë, bashkluftëtar dhe familjarë, Ju njoftojmë se me datë 04.10.2018, e enjte ora 14:00 do bëhet rivarrimi i luftëtarit të lirisë, Jetullah Gashi-Drenica/ Kom.i Komp.II Brigada “138 Agim Ramadani” në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Koshare. Ceremonia do jetë nën patronatin e FSK-së!", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































