LAJMI I FUNDIT:

Trupat gjermane kthehen në shtëpi nga Afganistani

Trupat gjermane kthehen në shtëpi nga Afganistani

Ushtarët e fundit të misionit të Gjermanisë në Afganistan pritet të kthehen në bazën ajrore Wunstorf në Saksoninë e Ulët të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kontingjenti përfundimtar i trupave u largua nga kampi fushor në Mazar-i-Sharif në veri të vendit natën e kaluar, duke i dhënë fund 20 viteve të përfshirjes ushtarake gjermane në Afganistan.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “një kapitull historik” po mbyllej.


Ajo tha se kishte qenë “një vendosje intensive që ka sfiduar dhe formuar Bundeswehr, në të cilin Bundeswehr ka provuar veten në luftime”.

Ndryshe, siç shkruan dpa, pesëdhjetë e nëntë ushtarë gjermanë humbën jetën në Afganistan, 35 prej tyre në sulme ose në luftime.

Misioni kushtoi më shumë se 12 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori