Natën e kaluar ishte hera e parë që nga Lufta Civile e SHBA-së që trupat federale flinin në Kongresin amerikan për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme, thonë raportet.

Trupat nga Garda Kombëtare u panë duke fjetur pranë një busti të Abraham Lincolnin, presidentit që udhëhoqi Bashkimin gjatë konfliktit 1861-1865 dhe mori jetën e 620 mijë amerikanëve, raporton bbc.


09bc00b9 b46c 403f a0bc 746ac16f39ba

Trupat u panë gjithashtu duke fjetur pranë një pllake ku shkruhej "Kjo tabelë regjistron faktin që trupat e mëposhtëm u ndanë në Capitolin e Shteteve të Bashkuara në përgjigje të thirrjes së presidentit, Lincoln për vullnetarë, 15 Prill 1861".

9cca6a2d 4573 447d b4b2 5e99fa0f4372

Ajo nderon ushtarët që erdhën nga Massachusetts, New York, Pennsylvania dhe Washington DC dhe e përdorën ndërtesën si një kazermë lufte.

Ndryshe, ligjvënësit amerikan kanë filluar seancën për shkarkimin e presidentit Donald Trump. /Telegrafi/

640 0 5fff1d49c5686

640 0 5fff1d185d621

640 0 5fff1d18863b2

640 0 5fff1d1908291