LAJMI I FUNDIT:

Trumpit mund t’i merren kompetencat për urdhërimin e sulmeve bërthamore

Trumpit mund t’i merren kompetencat për urdhërimin e sulmeve bërthamore

Kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan Bob Corker, njoftoi se javën e ardhshme do të mbajë një seancë dëgjimore mbi “autoritetin që gëzon presidenti për përdorimin e armëve bërthamore”.

Sipas Corker, seanca është pjesë e shqyrtimit të Senatit lidhur me “autoritetin dhe procesin për përdorimin e armëve bërthamore të SHBA”.

Debati rreth asaj se kush duhet të ketë fuqinë për të autorizuar përdorimin e armëve bërthamore u rindez në Kongres pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi në gusht se Koreja e Veriut mund të përballej me “zjarr dhe furi sikurse bota nuk kishte parë ndonjëherë”, nëse do të vazhdonte përparimin me programin e saj bërthamor.


Senatori Corker, i cili ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2018, është përplasur publikisht me presidentin Trump disa herë gjatë muajit të kaluar. /voa/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori