Donald Trump tashmë edhe zyrtarisht më nuk është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Joe Biden pak çaste më parë ka bërë betimin si presidenti më i ri i SHBA-së, raporton cnn.


Kjo ka bërë që të gjitha llogaritë e republikanit ti merren dhe ti dorëzohen demokratit.

Llogaritë e Shtëpisë së Bardhë në Twitter janë transferuar nga administrata Trump në administratën e Biden, pohoi zëdhënësi i Twitterit, Nick Pacilio.

@Transition46 - @WhiteHouse

@PresElectBiden - @POTUS

@SenKamalaHarris - @VP

@FLOTUSBiden - @FLOTUS

@PressSecPsaki - @PressSec

Dhe, @SecondGentleman,

Llogaritë e Twitter të administratës Trump tani arkivohen publikisht, tha Pacilio. Këto përfshijnë @POTUS45, @WhiteHouse45, @VP45, @PressSec45, @FLOTUS45 dhe @SecondLady45. /Telegrafi/