LAJMI I FUNDIT:

Trumpi nuk është diktator

Trumpi nuk është diktator

“Kaq e pat edhe Donald Mussolini”, shkruhej në një editorial të The Wall Street Journal. Në ditët e para të presidencës Trump, e majta apokaliptike po përdorte analogjitë e Mussolinit dhe Hitlerit, për të paralajmëruar se presidenti i ri po shkatërronte “normat demokratike” dhe po merrte kompetenca pothuaj diktatoriale.

Por, pas nëntë javësh, “kontrollet dhe ekuilibrat normale të sistemit amerikan po funksionojnë pothuaj në përsosmëri”. Gjykatat kanë bllokuar urdhrin për imigrimin; Kongresi hodhi poshtë ligjin për kujdesin shëndetësor që Trumpi mbështeste; dhe FBI, si edhe komisioni i inteligjencës në Kongres, janë duke hetuar lidhjet e ekipit të fushatës së Trumpit me Rusinë. Ndërkohë, Qeveria federale po “nxjerr jashtë informacione, si një çadër në një muson” dhe Trumpi “ka mbulimin më të keq mediatik të një presidenti, që nga ditët e fundit të Richard Nixonit”!

Në vend se të jetë shumë i fortë, politikani rishtar mund të rezultojë shumë “i dobët dhe joefektiv”, një bazë të fortë partiake prapa vetes për të kapërcyer rezistencën e demokratëve dhe një Parti Republikane të përçarë. Në muajt e ardhshëm, “ndoshta Trumpi do të gjejë koordinatat e tij” dhe do të mësojë se si të vë në punë levat e qeverisjes, për të çuar përpara agjendën e tij të reformave. Por, tani mund të injorojmë të gjithë akademikët liberalë dhe komentatorët që “nënvlerësuan institucionet amerikane, ndërkohë që parashikonin ardhjen e fashizmit”. /bota.al/


Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori