Presidenti Donald Trump tha se SHBA po i dërgon Ukrainës raketa Patriot, të cilat janë shumë të nevojshme për ta ndihmuar atë të mbrohet nga sulmet ajrore në rritje të Rusisë.

Bëhet e ditur se i dërguari special i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, gjenerali Keith Kellogg, mbërriti në Kiev, ndërsa pritja u rrit për ndryshime të mundshme në politikat e administratës Trump mbi luftën më shumë se trevjeçare.


Trump javën e kaluar paralajmëroi se do të bënte një "deklaratë të madhe" mbi Rusinë të hënën.

Ai e bëri ndalimin e shpejtë të luftës një nga prioritetet e tij diplomatike, dhe ai ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim për qëndrimin e palëkundur të presidentit rus Vladimir Putin.

“Putin flet mirë dhe pastaj bombardon të gjithë", tha Trump.

Ndryshe, presidenti amerikan u deklarua edhe rreth situatës në Gaza.

Ai tha se shpresonte që bisedimet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit do të “rregullohen” këtë javë. /Telegrafi/