LAJMI I FUNDIT:

Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Donald Trump po vazhdon të përzgjedh njerëzit në postet kyçe të administratës së tij.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqe përmes fuqisë”, deklaroi 78-vjeçari.


Para se të emërohej nga Trump, Ratcliffe ka shërbyer si anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Teksasi.

Si përfaqësues në komitetet e Drejtësisë dhe të Inteligjencës, Ratcliffe ishte një mbrojtës i fuqishëm i Trumpit.

Disa vëzhgues politikë e shihnin Ratcliffe si një kandidat të mundshëm për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm.

Ndryshe, Ratcliffe do ta pasojë në këtë pozitë shefin e deritanishëm, William Burns. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori