Presidenti Donald Trump tha të shtunën fushata e tij do të fillojë të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve amerikane në gjykatë javën e ardhshme.

Një reagim i tij, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, vjen pasi mediat shpallën demokratin Joe Biden, fitues të garës presidenciale.


Dhe për këtë Trump ka thënë: "Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende".

"Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij të medias po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet", tha ai në një deklaratë. "Fakti i thjeshtë është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende".

Po sipas Reuters, Trump ka bërë vazhdimisht pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhje. /Telegrafi/