Presidenti amerikan, Donald Trump do të kryesojë takimin e këtij muaji të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në Nju Jork, për të theksuar pakënaqësitë e tij kundër Teheranit.
Ambasadorja amerikane në këtë Organizatë, Nikki Haley ka njoftuar se Trump do të udhëheqë mbledhjen, teksa SHBA-ja nis këtë vit udhëheqësinë në Këshill të Sigurimit, pavarësisht se vitin e kaluar ka bërë thirrje të pasuksesshme për masa ndëshkuese kundër Iranit.
Haley dhe Trump kanë sulmuar vazhdimisht Iranin, duke e akuzuar për ndërhyrje në luftën në Siri dhe atë në Jemen, si dhe për siç është shprehur presidenti amerikan, shkelje të shpirtit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Haley u ka thënë gazetarëve në OKB, se Trump ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e 26 shtatorit ashtu që “të adresojë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Irani dhe për jostabilitetin që krijon ky vend në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”.
“Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne duhet të sigurohemi se Irani është në linjë me rregullin ndërkombëtar”, ka thënë Haley, e cila ka akuzuar Iranin për “mbështetje të terrorizmit” në gjithë botën.
“Nëse vazhdoni të shikoni në testimet e raketave balistike që janë duke bërë, nëse shikoni shitjen e armëve për rebelët huthi në Jemen, të gjitha këto përbëjnë shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit”, është shprehur ajo.
“Këto janë kërcënime për rajonin dhe çështje për të cilat duhet të diskutojë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera Haley.
Irani kundërshton vazhdimisht akuzat për mbështetje të terrorizmit dhe furnizim të rebelëve huthi me armë, derisa presidenti i këtij vendi, Hassan Rohani pritet të mbajë një fjalim në OKB më 25 shtator, një ditë para adresimit të presidentit Trump.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!