Donald Trump ka thënë se ishte një “nder” takimi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei në Florida përpara një samiti konservator të investimeve.
Udhëheqësi i krahut të djathtë argjentinas është lideri i parë i huaj që takohet me Trumpin që nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
Në një takim në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Milei përgëzoi presidentin e zgjedhur dhe tha se kjo dëshmoi “se forcat e qiellit ishin në anën e tyre”.
Ai lavdëroi gjithashtu Elon Musk, biznesmenin miliarder që do të drejtojë Departamentin e ri të Efiçencës së qeverisë së Trumpit, duke pretenduar se platforma e tij X po ndihmonte “për të shpëtuar njerëzimin”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, presidenti i Argjentinës u takua për herë të parë me Trumpin në CPAC në shkurt – ku ai nxitoi në prapaskenë ta përqafonte dhe të bënte foto me presidentin amerikan.
Pas fjalimit të Mileit, Trump tha se ishte një “nder” ta mirëpresë atë në Mar-a-Lago – duke e quajtur atë “një person MAGA”.
“Puna që keni bërë është e pabesueshme. Bëni Argjentinën të Madhe përsëri”, tha Trump.
Mediat argjentinase raportuan më parë se Milei do të kërkonte një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara sapo Trump të merrte detyrën.
Ndryshe, biletat për Samitin e Investitorëve CPAC kushtojnë deri në 25,000 dollarë.
CPAC pretendon të jetë mbledhja më e madhe vjetore e konservatorëve në SHBA dhe e përshkruan veten si organizata më e vjetër konservatore në vend – me një mision për të “ruajtur dhe mbrojtur vlerat e jetës, lirisë dhe pronës për çdo amerikan”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes – Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Kjo do të ndryshojë botën – australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët