Ish-presidenti amerikan, Donald Trump shënoi dy fitore të mëdha ligjore dhe shmangu dënimin pas një padie për shpifje nga ish-konkurrentja e "Apprentice", Summer Zervos, e cila ra dakord të hiqte dorë nga pretendimet e saj, sipas një dosjeje gjyqësore.

Gjithashtu një gjykatës i New Yorkut pranoi mocionin e republikanit për të rrëzuar një padi të ngritur nga ish-avokati personal, Michael Cohen kundër Organizatës Trump, raporton cnn.


Zervos kishte paditur Trumpin në vitin 2017 pasi ai mohoi akuzat se e kishte sulmuar seksualisht. Një gjykatës kohët e fundit kishte urdhëruar Trumpin të arrij një marrëveshje rreth kësaj çështje deri më 23 dhjetor.

Screenshot 2 44

Cohen paditi Organizatën Trump në vitin 2019, duke kërkuar rimbursim të tarifave ligjore pasi filloi të bashkëpunonte me hetuesit federalë, kompania nuk përmbushi detyrimet e saj kontraktuale për ta zhdëmtuar atë ose për të paguar faturat ligjore në lidhje me punën e tij për firmën.

Fitoret ligjore për Trumpin vijnë ndërsa aktivitetet e ish-presidentit gjatë ditëve të fundit të presidencës së tij vazhdojnë ta ndjekin atë, teksa ai lundron hetime të shumta kriminale dhe sfida biznesi të lidhura me trazirat e Capitolit më 6 janar.

Ndryshe, ish-këshilltari i tij, Steve Bannon ishte u padit nga një juri e madhe për përbuzje të Kongresit pasi ai dështoi të përmbushë një thirrje nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin. /Telegrafi/