Trump pyetet për dronët që u futën në hapësirën ajrore të Polonisë
Ushtria polake tha herët këtë mëngjes se kishte rrëzuar dronë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës fqinje.
"Armët janë vendosur dhe shërbimet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur objektet e rrëzuara", tha Komanda Operacionale Polake.
Ajo shtoi se një operacion ushtarak ishte duke u zhvilluar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Polonia është anëtare e NATO-s, paktit transatlantik të mbrojtjes në të cilin marrin pjesë Shtetet e Bashkuara dhe që zbaton parimin se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.
Një gazetare e pyeti presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa po dilte nga një restorant, se si do ta komentonte inkursionin e dronëve rusë në Poloni.
Trump nuk u përgjigj, por në vend të kësaj i përshëndeti protestuesit pro-palestinezë jashtë restorantit. Pastaj ai hipi në makinën e tij.
Nuk ishte e qartë nëse ai e dëgjoi fare pyetjen, duke pasur parasysh fishkëllimat e forta nga protestuesit. /Telegrafi/
President Trump just left the restaurant in DC.
One reporter asked:
“What do you have to say to the court ruling that you can’t fire Lisa Cook?”
I asked about reports tonight of Russian drones in Poland’s airspace.
He didn’t answer either. pic.twitter.com/REjWLvPzGN
— Kellie Meyer (@KellieMeyerNews) September 10, 2025






























