LAJMI I FUNDIT:

Trump po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri

Trump po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri

Presidenti amerikan Donald Trump u tha disa anëtarëve të Kongresit se po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri, në formë raprezaljeje kundër sulmit me armë kimike të kësaj jave.

Sipas televizionit amerikan “CNN”, i cili bazohet në burimet e veta brenda administratës, Trump tha se është i ndërgjegjshëm për seriozitetin e situatës në Siri, sidimos pas ngjarjeve të fundit.

“CNN” raporton se presidenti nuk ka vendosur ende që të përdorë ushtrinë, por ka diskutuar strategji të ndryshme me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.


Sipas burimeve të “CNN”-it, Pentagoni prej kohësh ka gati plane për të goditur arsenalin kimik të Sirisë dhe ia ka paraqitur këto administratës, transmeton tch.

Të mërkurën, Trump dënoi publikisht sulmin kimik të regjimit “Assad” si një akt mizor, diçka që sipas tij nuk mund të tolerohet. Presidenti amerikan tha gjithashtu se sulmi kishte ndryshuar pikëpamjen e tij për presidentin Bashar al-Assad, e kjo s’është asgjë e mirë për të, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara thanë se rrëzimi i Assadit nuk ishte prioritet.

E ndërsa opsioni ushtarak në Siri nuk është përmendur zyrtarisht, këtë e kanë kërkuar fare hapur senatorët John McCain dhe Lindsey Graham, të cilët përmes një komunikate të përbashkët thanë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë. Sipas tyre, SHBA-të duhet të tregojnë se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet, ndërsa bënë thirrje për një forcë ndërkombëtare që të shkatërrojë flotën ajrore të Assad.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori