LAJMI I FUNDIT:

Trump planifikon të takojë Putinin në samitin e G20-së

Trump planifikon të takojë Putinin në samitin e G20-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të G20-së, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet këtë muaj, në Japoni.

“Do të takoj Putinin në G20”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Kremlini tha se nuk ka marrë konfirmim nga Uashingtoni për takimin e mundshëm.


“Pala amerikane nuk e ka iniciuar mbajtjen e një takimi të veçantë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Trump ka takuar Putinin për herë të fundit sy më sy në korrik të vitit 2018, në Helsinki.

Trump e ka bërë të qartë se po përpiqet për marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe me Putinin në mënyrë specifike.

Pas samitit në Helsinki, ai është përballur me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë – përfshirë edhe disa republikanë – të cilët kanë thënë se presidenti nuk e ka mbajtur përgjegjës Putinin për veprimet ruse, të tilla si ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

G20-ta do të mblidhet më 28 dhe 29 qershor në Osaka. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori