Donald Trump mund të hyjë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme, nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, arritje që ndodhi për herë të fundit 132 vjet më parë.

Trump është presidenti i parë i mundur që rikandidon për postin që nga fundi i shekullit të XIX-të.


Gjersa ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt kandidoi për një mandat të tretë në vitin 1912 ndërsa më parë nuk ishte mposhtur dhe nuk siguroi nominimin nga ndonjëra prej partive kryesore.

Screenshot 1 9 Benjamin Harrison

Vetëm një person ka shërbyer dy mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë: Grover Cleveland.

Demokrati u zgjodh president për herë të parë në vitin 1884, shkruan newsweek.

Ai u mund në tentativën për rizgjedhje në vitin 1888 nga republikani, Benjamin Harrison, pavarësisht se fitoi votën popullore në të dyja rastet. /Telegrafi/