Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që do të lehtësojnë ndikimin e tarifave mbi prodhuesit amerikanë të veturave.

Kjo ndodh ndërsa presidenti udhëton drejt Michiganit – vendlindja e kompanive Ford, General Motors dhe Stellantis – për një tubim që shënon 100 ditët e para në detyrë si president.


Industria e automobilave është përfshirë nga pasiguria që kur Trump shpalli muajin e kaluar tarifa prej 25 për qind për veturat dhe pjesët e automjetet, shkruan skynews.

Ndryshimet e reja do t’u lejojnë prodhuesve të automobilave që kanë fabrika në SHBA të ulin shumën që paguajnë në taksa importi për pjesët e huaja, duke përdorur një formulë të lidhur me numrin e makinave që shesin dhe çmimin e tyre.

"Ne thjesht donim t’i ndihmonim [prodhuesit e makinave] të kalonin këtë tranzicion të vogël, afatshkurtër", tha 78-vjeçari.

"Nëse nuk mund të sigurojnë pjesët, e dini, ka të bëjë me një përqindje shumë të vogël. Nëse nuk i marrin dot pjesët, nuk donim t’i ndëshkonim", shtoi ai. /Telegrafi/