LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kim ka vetëm një shans me këtë takim

Trump: Kim ka vetëm një shans me këtë takim

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të shtunën se takimi i tij me Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor është “një mundësi e vetme” për udhëheqësin koreano-verior kur të ulen të diskutojnë për programin e Phenianit për armët bërthamore.

Para se të largohej nga Takimi i Grupit të Shtatëshes në Kebek të Kanadasë, Trump tha të shtunën për gazetarët se parashikon se do ta kuptojë menjëherë nëse zoti Kim është i angazhuar seriozisht për zgjidhje.

“Do ta di brenda minutës së parë. E kam këtë aftësi”, tha Trump.


Ai e ka përshkruar takimin e planifikuar me zotin Kim si “mision për paqe” dhe ka shprehur optimizëm për të ardhmen e Koresë së Veriut.

“Mendojmë se Koreja e Veriut do të bëhet një vend i jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër”, tha ai.

Të premten presidenti iu përgjigj pyetjes nëse ishte përgatitur për takimin, duke thënë “jam përgatitur për këtë gjatë gjithë jetës”.

Para se të nisej për në Kebek për takimin e G7, presidenti tha se po merrte me vete “15 kuti pune” që do t’i lexonte para takimit me zotin Kim në Singapor më 12 qershor. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori