LAJMI I FUNDIT:

Trump depoziton garancinë gati 92 milionë dollarë për rastin me shkrimtaren E. Jean Carroll

Trump depoziton garancinë gati 92 milionë dollarë për rastin me shkrimtaren E. Jean Carroll

Donald Trump ka depozituar një garanci prej 91.63 milionë dollarësh gjersa po ankohet kundër vendimit në rastin e fyerjeve ndaj shkrimtares E. Jean Carroll.

Dorëzimi i garancisë dhe apelimi i ish-presidentit amerikan u bë sot në gjykatën federale në New York, raporton cnn.

Në janar, një juri federale vendosi se Carroll duhet të dëmshpërblehet me 83.3 milionë dollarë shkaku i deklaratave fyese të 77-vjeçarit që mohonte se e kishte dhunuar seksualisht, duke thënë se ajo nuk ishte tipi i tij dhe e akuzonte se ajo kishte shpikur pretendimet për të rritur shitjet e librit të saj.


Kompania e sigurimeve Chubb ka mbuluar garancinë për Trumpin, të cilën ish-presidenti e nënshkroi të martën. Sipas kushteve të garancisë, Chubb do të sigurojë vetëm apelin e vendimit prej 83.3 milionë dollarësh dhe jo apelet tjera.

Gjykata e New Yorkut: Donald Trump kreu mashtrime gjersa ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme
Lexo po ashtu Gjykata e New Yorkut: Donald Trump kreu mashtrime gjersa ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme

Madhësia e garancisë është më e madhe se vendimi sepse gjykata zakonisht kërkon nga palët të depozitojë 110 për qind të garancisë.

Ndryshe, Trump ka afat deri më 25 mars për të siguruar 454 milionë dollarë të tjera në rastin e mashtrimit civil në New York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori