LAJMI I FUNDIT:

Trump: Me Britaninë e Madhe mund të arrijmë një marrëveshje ‘shumë të madhe’ tregtare

Trump: Me Britaninë e Madhe mund të arrijmë një marrëveshje ‘shumë të madhe’ tregtare
Takimi i Donald Trump dhe Boris Johnson në Samitin G7 në Francë | Foto: Dylan Martinez - Pool/Getty Images/Guliver

Duke folur pas një takimi të mëngjesit me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar një marrëveshje “shumë të madhe” tregtare me këtë vend.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas BREXIT-it arrihet.

“Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj të mishit në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson.


Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në samit.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje ‘shumë të madhe’ tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, tha ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania e madhe nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Britania e Madhe nënshkruan marrëveshje të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut
Lexo po ashtu Britania e Madhe nënshkruan marrëveshje të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut

Britania e Madhe deri më tash ka vazhduar 13 marrëveshje tregtare me 38 shtete edhe pas BREXIT-it, ku e fundit ishte me Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori