Gjëja e parë që bëni është të kërkoni ndihmë nga estetja e thonjve

Ndodh shpesh që terminët të plotësohen javë më parë dhe nuk ka ku t’ju “përfshijë” në orar. Dhe si t’ia bëni tani?


Mos u shqetësoni, mund ta rregulloni thoin në shtëpi me këto veprime.

Çfarë të nevojiten?

▪ Gërshërët
▪ Super ngjitës
▪ Një qese çaji
▪ Limë lustrimi
▪ Piskatorja.

close up woman removing nail

Si të veproni në vijim?

Prisni qesen e çajit aq sa ju nevojitet për të riparuar pjesën e thyer të thoit. Hidhni një pikë të vogël super ngjitës në pjesën e dëmtuar të thoit. Më pas vendosni pjesën e prerë të qeses së çajit në pjesën ku keni vendosur ngjitësin. Këtë mund ta bëni edhe me piskatore. Do të duket e çrregullt, por mos u shqetësoni, këto janë vetëm punime “e para”.

Nëse dëshironi, një pjesë e qeses së çajit mund të jetë më e madhe se thoi juaj i çarë, kështu që mund ta mbështillni edhe nën thua, transmeton Telegrafi.

Përsëri do t'ju duhet super ngjitës, të cilin tani do ta vendosni mbi qeskën e çajit dhe do ta përhapni pak më shumë në sipërfaqe. Në aspektin teknik, thoi është riparuar edhe pse duket e “qelqtë”.

82785194acba2df1fab4767978fc

lexo po astu

Kur ngjitësi të thahet, përdorni një limë për të zbutur thoin për ta bërë atë të barabartë. Tregohuni të butë në këto lëvizje sepse mund ta grisni lehtësisht qesen e çajit, kështu që do t'ju duhet ta filloni të gjithë procesin nga e para.

Tani është radha e manikyrit transparent, të cilin duhet ta aplikoni vetëm te thoi i dëmtuar. Lëreni të thahet dhe më pas aplikojeni përsëri.

Është e rëndësishme që të jetë në dy shtresa në mënyrë që të qëndrojë më gjatë derisa të rritet plotësisht dhe derisa ta prisni. Pas kësaj, aplikoni llakun e ngjyrës së dëshiruar. Trajtoni thoin e riparuar siç trajtoni të tjerët, shkruan "The art of doing stuff".

Dhe ja, problemi është zgjidhur. Në një kohë të shkurtër, ju do të keni thoin për ta lakmuar sërish. /Telegrafi/