LAJMI I FUNDIT:

Tripunovski: Në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor

Tripunovski: Në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor

“Në sistemin tonë fitosanitar dhe sigurinë ushqimore kemi disa institucione që menaxhojmë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, Laboratorin Shtetëror Fitosanitar, si dhe Ministrinë si politikëbërëse. Nga viti i ardhshëm do të sigurojmë mjete të shtuara në pjesën e programeve të monitorimit, që nënkupton edhe kontrollin e asaj që hyn në Maqedoni”. Këtë e tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në lidhje me sigurinë e ushqimit në vend.

Ministri Tripunovski shtoi se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor. Ai tregoi se nuk do të ndodhë si në të kaluarën që të hyjnë ushqime të pasigurta.

“Do të kthejmë besimin e qytetarëve. Këto institucione do të punojnë në kuadër të kompetencave të tyre. Askush nuk duhet të shqetësohet”, tha Tripunovski.


Ministri shtoi se do të kontrollojë gjithçka që hyn në vend dhe çfarë ushqimesh hanë qytetarët.

“Në këtë segment do të bëjmë rregullore për të mbrojtur edhe prodhimin tonë vendas. Ne nuk do të ndalojmë importin e produkteve bujqësore, por do të kontrollojmë nëse dhe me çfarë cilësie hyjnë në vendin tonë”, ka sqaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori