Rreth 30 subjekte politike u mblodhën sonte në thirrje për qytetarët për një rezultat pozitiv të referendumit dhe për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, duke pranuar disa parime të përbashkëta. Partitë politike kanë rënë dakord të nxisin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “por” në referendumin e ardhshëm, i cili do të mbahet më 30 shtator, njoftuan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
Janë unanimë, siç citohet, se qëllimet strategjike Maqedonia mund t’i arrijë vetëm nëpërmjet anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët dhe vendi do të kenë përfitime të ndjeshme nga integrimet euroatlantike të vendit.
Partitë politike që janë bashkuar sonte për parimet themelore bien dakord se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Partitë konsiderojnë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote duhet të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të votojë “pro” në referendumin e ardhshëm. Siç është rënë dakord në takim partitë e ruajnë të drejtën që të zhvillojnë komunikime publike në lidhje me referendumin të cilat mund të jenë individuale dhe të pavarura apo si pjesë e koalicioneve të tjera dhe fushatave të tjera, thuhet në njoftim.
Në fjalimin drejtuar të pranishmëve në takimin e sotëm, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev tha se duke zgjidhur çështjen dypalëshe me Greqinë, nuk ka më çështje të hapur me fqinjët dhe se kjo e hap të ardhmen për qytetarët e vendit tonë dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.
“Suksesi i referendumit do të thotë që të ndërtojmë një Maqedoni Evropiane. Jam i bindur se shumica e qytetarëve që ne përfaqësojmë dhe që na kanë besuar përgjegjësinë për të udhëhequr vendin do të përmbushin detyrën e tyre qytetare, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja thonë se partitë mbeten të hapura që në këtë lëvizje mbipartiake të përfshihen edhe parti të tjera politike, qytetarë, shoqata civile apo organizata të tjera që pranojnë të ftojnë qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendumin e ardhshëm, duke mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. /Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova