Këtë javë, atë javë. Këtë muaj atë muaj. Këtë ditë e atë ditë. Por kaluan tri vjet e demarkacioni nuk u ratifikua.
E premtimet e ditëve dhe datave vazhdojnë dhe në ditët e sotme. Premtime të tilla vite me radhë kanë bërë pothuajse të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror.
Është kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili disa herë ka deklaruar, që këtë javë, kjo çështje do të kryhet.
E java kalonte e nuk u kryente asgjë, u caktuan seanca e nuk u mbajtën. Premtuan liberalizim vizash e vendi mbeti i izoluar.
U tha se kësaj drame do t’i vie fundi. E kjo mbetet të shihet të martën, ditë kjo kur është caktuar që të mbahet seanca për ratifikimin e demarkacionit.
Me 22 shkurt të këtij viti Veseli tha se kjo çështje do të përfundojë të mërkurën. E edhe e mërkura kaloi, por jo edhe demarkacioni.
“Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi të përfundon, jemi në rrugë të mirë, kërkojë përkrahje nga ju media, nga gjithë qytetarët, nga çdo faktor, që të arrijmë konsensusin dhe për atë çdo deputetë i Kuvendit që e donë atdheun e vet, që e donë shtetin e vet, nuk ka patriotizëm më të madh se sa sot, nesër, pasnesër kurdo që është seancën e jashtëzakonshme me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë, se sa me votu ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit, t’i hapim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik më tepër se sa debateve shterpe në mes vete për patriotizmin formal, tërë jemi patriot, tërë e duam Kosovën, njerëzit duan të lëvizin lirshëm dhe Kosova duhet ta ketë perspektivë, mos ta ndien vetën as qytetarët as shteti pjesë e lërë anash nga integrimet euro-atlantike, tha Veseli.
Edhe presidenti Thaçi nuk ka hezituar që herë pas here të thoshte, që çështjes së demarkacionit do t’i vie fundi. Deklaratë këtë të cilën e bëri më 1 shkurt po të këtij viti.
“ Në të ardhmen e afërt do të përmbyllet edhe çështja e demarkacionit dhe Kosova prej 95 kritereve që na i ka vë BE-ja, Komisioni Evropian i kemi implementuar 94 prej tyre. Do të implementohet dhe demarkacioni dhe qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm si gjithë njerëzit tjerë të rajonit”, tha presidenti.
E deklaratat për dhënie fund të izolimit vazhdonin. E po ashtu po vazhdon ende edhe izolimi i qytetarëve.
Një deklaratë të tillë presidenti Thaçi e bëri edhe më 1 dhjetor të vitit 2017.
E një vit pas Kosova vazhdon të jetë e izoluar.
“Prandaj, ne duhet t’i japim fund izolimit tonë dhe përshëndes në këtë rast dhe iniciativën e kryeministrit sot, që marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë nga Qeveria të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Deklaratat të tilla nuk ka hezituar të bëjë as zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të ratifikohet gjatë kësaj jave.
Me 13 mars Pacolli deklaroi se javën e dytë të marsit, kjo çështje do të marrë fund.
E kaloi dhe ajo javë, e nuk pati lëvizje në këtë drejtim.
“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve ‘sot, nesër’. Unë iu kam thënë, në javën e dytë të marsit, që moti. Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë, do të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli.
Pacolli nuk ndalej së deklaruari që sot apo më vonë demarkacioni do të kalojë.
Një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më 28 shkurt.
“E di që sot apo pak më vonë demarkacioni do të kalojë dhe nëse kalon demarkacioni këto ditë, ne kemi fituar të drejtën që diku ka vjeshta e këtij viti dhe kosovarët të udhëtojnë pa viza”, tha ai.
Se do të ketë seancë për sot e ka thënë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Në një intervistë për media të mërkurën, Hoxhaj ka thënë se seanca për demarkacionin do të mbahet të premten për sot.
Këto janë disa nga deklaratat e tyre. Por deklaratat të tilla janë dëgjuar pothuajse çdo javë, gjatë këtyre viteve sa demarkacioni ka qenë ndër temat kryesore në vend.
Tri herë janë caktuar seanca për demarkacionin dhe të triat kanë dështuar pasi që koalicioni nuk i kishte votat e duhura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët