Mungesa e kohës dhe stimulit mund të na kufizojnë kreativitetin në kuzhinë. Një ekspert sugjeron disa pista për të rizbuluar fantazinë mbi furnelë.
Të gatuash është një mënyrë e kujdesit ndaj të tjerëve dhe shpreh kreativitet, përmirëson autonominë dhe është një mënyrë për të shkëputur vëmendjen nga mendimet negative.
Akoma më shumë, të përgatisësh pjata bashkë me të tjerët (partnerin, një mik, një prind…) lehtëson komunikimin”.
Si t’i gjejmë stimujt e nevojshëm për të pasur kënaqësinë e të gatuarit?
Ushtrimi i parë: Braktisni nxitimin
Jeta frenetike mund të na çojë në mungesën e interesit edhe në lidhje me ushqimin, për pasojë edhe për përgatitjen e tij. Të përpiqesh të (ri)zbulosh kënaqësinë në tavolinë, mund të jetë një hap i parë për të gjetur stimuj për t’iu (ri)futur punës me entuziazëm.
Përpiquni të ndryshoni disa zakone të ushqyerjes dhe jepini vetes kohën e nevojshme për të shijuar me qetësi. Mendoni që, ushqimi është energji dhe ju ndihmon ta përballoni më mirë ditën. Provoni ta imagjinoni përgatitjen e ushqimeve. Çfarë përbërësish do të kishit zgjedhur? Me kë do ta kishit ndarë?
Ushtrimi i dytë: Kushtojini kohë përbërësve
Duhet bërë kujdes, sidomos nëse dëshironi të ushqeheni me gjëra të shëndetshme për mendjen dhe trupin. Prandaj, jepini kohë zgjedhjes së përbërësve që mund të përmirësojnë gjendjen tuaj psikofizike.
Kur shkoni në dyqan, mos mendoni se thjesht po bëni pazarin, por se po i kushtoni kujdes vetes dhe kujt do të konsumojë së bashku me ju ushqimet. Shmangni ushqimet proteinike, preferoni perimet, mishin e bardhë dhe peshkun. Me t’u kthyer në shtëpi, vini një muzikë stimuluese për fantazinë tuaj dhe jepini hapësirë kreativitetit tek ndizni furnelën.
Ushtrimi i tretë: Hapësirë fantazisë
Provoni të mendoni një të diel që jeni në shtëpi, së bashku me partnerin ose fëmijët. Përfytyroni, për shembull, të gjithë së bashku në kuzhinë duke përgatitur një tortë, këshillon revista Psikologji.
Është një mënyrë për t’u ushqyer jo vetëm me atë që jeni duke përgatitur, por edhe me kujtimin e një momenti të këndshëm të kaluar me njerëzit që doni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit