Site icon Telegrafi

Tri ushqimet që e shkatërrojnë testosteronin

Duke filluar nga ushtrimet e deri te konsumimi i pemëve e perimeve, këshillat se si ta rritni testosteronin janë thuajse të panumërta

Megjithatë, përderisa ka ushqime të caktuara të cilat ju ndihmojnë të prodhoni më shumë testosteron, ka disa tjera të cilat e shkatërrojnë atë.

Alkooli

Një gotë birrë mund t’ju duket si asgjë dhe madje mundeni edhe ta shijoni atë në maksimum. Por, nëse nivelet e larta të hormoneve i keni prioritet, atëherë duhet ta ulni sasinë e alkoolit që e konsumoni.

Të njëjtat endorfine të cilat lirohen gjatë konsumimit të alkoolit, pra që ju bëjnë të ndiheni mirë, janë kimikale përgjegjëse për shkatërrimin e nivelit të testosteronit.

Fatkeqësisht, kjo nuk është e vetmja – të gjitha kaloritë e alkoolit kontribuojnë që ju të shtoni peshë shpejt dhe kjo jua ulë testosteronin edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Produktet e sojës

Fatkeqësisht për adhuruesit e sojës, lidhja mes sojës dhe testosteronit është e mbushur me konflikt shkencor. Studime të shumta kanë treguar se soja e zvogëlon numrin e spermatozoideve dhe e zvogëlon testosteronin.

Lexo po ashtu Testosteroni mund të shtohet edhe pa suplemente

Pijet me sheqer

Kjo i përfshin edhe ëmbëlsirat e ndryshme, megjithatë kënaçet me pije të gazuara janë më të dëmshmet! Një studim nga Universiteti i Oksfordit u kishte dhënë 75 meshkujve nga 75g dozë sheqer të pastër. Mesatarisht meshkujt kishin pasur 25% rënie të testosteronit. /Telegrafi/

Exit mobile version