Pasditen e sotme ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.
Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Që të dy homologët shprehën pajtimin e Kosovës karshi Serbisë për marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme.
Haradinaj-Stublla pas këtij takimi në një konferencë për medie tha se tani është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo bëri thirrje tek shteti serb që të respektojnë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
“Rreth dialogut me Serbinë jam e lumtur që me ministrin Cakaj ndaj të njëjtën bindje se është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke duke respektuar tri parimet të cilat I përsërisë gjithmonë. Tri parimet e dakorduara me koalicionin qeverisës të Qeverisë Hoti të cilat janë integriteti territorial, rendi kushtetues dhe karakteri unitar I Republikës së Kosovës. Teksa ne po mbajmë këtë konferencë po vazhdojnë gërmimet masive në Kizhevac vazhdojnë të bëhen edhe në prani të palës kosovare, dhe dua të shprehë dhimbjen time dhe të qeverisë së Kosovës me të gjithë familjarët e të prekurve duka u uruar forcë që të kalojnë edhe këtë dhimbje të dyfishtë e cila u përsëritet ditëve të fundit që nga zbulimi i varrezave masive“, tha ajo.
Ndërsa, sa i përket përfshirjes së shqiptarëve të Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj-Stublla u shpreh e rezervuar duke thënë se kjo i takon kryeministrit të vendosë.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar të mbetet dhe të avancoj rrugëtimin e saj drejtë përfundimit të procesit të dialogut i cili mbi një dekadë. Por duhet të ketë parasysh edhe qasjen simetrike të BE ndaj Kosovës dhe Serbisë të jetë e njëjta qasje zakonisht ne kemi parë një nguti ndaj kritikave ndaj Kosovës, por nuk e kemi parë të njëjtën dinamik ndaj Serbisë sidomos në rastet kur shkelen parimet e fqinjësisë së mirë dhe parimet mbi të cilat kemi disa marrëveshje të nënshkruara dhe nuk respektohen….Sa i përket kërkesës të bashkëkombësve tanë të Luginës për përfshirje në procesin e dialogut ju e dini që kjo kompetencë i takon ekskluzivisht kryeministrit të vendit dhe këtë duhet të trajtohet në kuadër të kompetencave të kryeministrit dhe këtu rezervohem nga qëndrimet e mija”, tha Haradinaj-Stublla.
Homologu i saj nga Republika e Shqipërisë, Gent Cakaj u pajtua se tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë janë të panegociueshme.
“Duke vënë theksin e veçantë dialogun me Serbinë ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje dhe tri parime janë të panegociueshme viza vizë natyrisht çështja e njohjes së ndërsjellët, respektimi i integritetit territorial të Kosovës dhe tre I rendit kushtetues. Kosova dhe Shqipëria nuk do mend e mbase nuk ka nevojë as për ta theksuar duhet të flasin me një zë jo vetëm karshi zhvillimeve në rajon por edhe më gjerë“, theksio Cakaj.
Në takimin me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Pas këtij takimi u nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës