LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje pa fitore për Bayernin, Kovac : Do të ketë ndëshkime për futbollistët

Tri ndeshje pa fitore për Bayernin, Kovac : Do të ketë ndëshkime për futbollistët
LISBON, PORTUGAL - SEPTEMBER 18: Head coach Niko Kovac of FC Bayern Muenchen during a FC Bayern Muenchen training session ahead of the Group E match of the UEFA Champions League between SL Benfica and FC Bayern Muenchen at Estadio da Luz on September 18, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Bayern Munich është befasuar edhe në një ndeshje tjetër në Bundesliga.

Kampionët në fuqi kanë barazuar në shtëpi me skuadrën e rikthyer në elitë, Fortuna Dusseldorf.

Bavarezët ishin gjatë gjithë kohës në epërsi, 2-0 dhe 3-1, por në fund dy gola të mysafirëve bënë që ndeshja të përfundojë pa fitues.


Ky ishte takimi i tretë radhazi që Bayerni nuk fiton në Bundesliga, duke barazuar në dy prej tyre në Allianz Arena dhe duke pësuar në udhëtim te Dortmundi.

E më së shumti që rrezikon nga ky barazim është trajneri Niko Kovac, i cili ka folur pas ndeshjes.

“Nuk mund ta imagjinoni se si ndihem brenda meje. E kishim ndeshjen nën kontroll, më pas shkatërruam gjithçka. Jam gjithçka, por vetëm i lumtur nuk jam”.

“Jam shumë i inatosur. Nuk mund ta imagjinoj këtë rezultat dhe nuk e meritojmë aspak atë pozicion në renditje”, deklaroi Kovac.

Trajneri kroat ka thënë se futbollistët e tij nuk dinë të mbrojnë dhe se këto gabime do të ndëshkohen.

“Nuk dimë të mbrojmë, duke lejuar kundërshtarin të realizojë 3 gola në portën tonë, në fushën tonë. Nuk ka rëndësi nëse luan në Champions apo ndaj një rivali modest. Këto gabime do të ndëshkohen. Këto gjëra nuk duhet t’i ndodhin një ekipi si Bayern”, deklaroi Kovac.

Aktualisht Bayerni ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori