Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme - Mërgim Berisha ka kërkuar falje ndaj trajnerit dhe klubit

Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër për tri ndeshje. Por si ndodhi kjo. Trajneri Pellegrino Matarazzo e kishte nxjerrë nga ndeshja me Werder Bremen vetëm pas 27 minutash, pasi Stanley Nsoki u përjashtua me karton të kuq. Matarazzo e nxori Berishën për arsye taktike, por sulmuesi u nervozua për këtë gjë dhe kaloi nivelet, jo vetëm në ditën e ndeshjes, por edhe të nesërmen. Ai ishte vetëm në tribuna si shikues në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Bochum.

“E kam ndjenjën që ai ka deklaruar dëshirën e madhe që të kthehet dhe po ashtu ka kërkuar falje në mënyrë të duhur ndaj trajnerit, ndaj meje dhe ndaj ekipit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”. “Ai është në rrugën e kthimit. Tani do të vëzhgohen sjelljet e tij nga stërvitja në stërvitje, nga java në javë. Por çështja është sqaruar”, ka thënë drejtori i ri sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker.















































