LAJMI I FUNDIT:

Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

Lagjja “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” dhe fshati Miradi në Prishtinë sot do të mbesin pa ujë.

Siç njofton Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, kjo do të bëhet për shkak të disa punimeve teknike tokësore.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private ‘Berisha’ ka bërë kërkesë në KRU ‘Prishtina’ për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër FI 250 mm. Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes ‘Qëndresa’, ‘Marigona 2 ‘, ‘Qershia’ dhe fshati Miradi në Prishtinë se, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.


Ndërprerja do të filloj nga ora 08:00 deri 18:00. /Telegrafi/