Site icon Telegrafi

Tri gjëra pozitive për Man United nga turneu i tyre parasezonal në SHBA

Turneu me tre ndeshje i Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundoi me një humbje 3-0 nga Liverpooli për skuadrën e Erik ten Hag.

Nga tri ndeshjet, Djajtë e Kuq morën një fitore ndaj Real Betisit me rezultat 3-2, ndërsa përveç Liverpooli, ata pësuan edhe nga Arsenali me rezultat 2-1.

Por pavarësisht humbjeve dhe dëmtimeve, ka gjëra pozitive që mund të nxirren nga kjo aventurë e Man Utd në SHBA dhe ne i kemi renditur tri.

1. Mungon Luke Shaw, nuk ka problem

Gjendjen fizike e Luke Shaw nuk të jep siguri, ndërsa Tyrell Malacia ende i duhet për tu rikuperuar. 17-vjeçari Harry Amass bëri përshtypje si mbrojtësi i majtë kundër Mo Salah. Paraqitja e Amass tregoi se ai mund të luajë, duke zgjidhur potencialisht çështjen e mbrojtësit të majtë te Man United.

2. Vizioni i Ten Hag merr formë

Erik ten Hag ka nxitur një ndjenjë uniteti brenda skuadrës, duke i dhënë fund grindjes me Jadon Sancho dhe duke e integruar atë në ekip. Struktura e re ekzekutive është e përkushtuar për të ndërtuar një skuadër pretendente për titull, dhe harmonia brenda kampit është një shenjë premtuese.

3. Amad dhe Rashford gati për të shkëlqyer

Amad dhe Marcus Rashford bënë përshtypje në turneun në SHBA, duke treguar se janë gati për të bërë një ndikim të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.

Forma e tyre do të jetë vendimtare pasi Man United do të përpiqet të rikthehet nga një parasezon zhgënjyes dhe të bëjë një fillim të fortë në sezonin 2024-25. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version