LAJMI I FUNDIT:

Tri ditë para pensionimit vdes nga coronavirusi infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha

Tri ditë para pensionimit vdes nga coronavirusi infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë tri ditë para pensionimit infermierja Vjollca Berisha, e cila ishte e infektuar me coronavirus.

Në njoftim thuhet se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, infermierja Berisha nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Lexoni të plotë njoftimin:


“Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin  motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientëve .

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori